Neymar absolutisht sensacional, shënon përsëri gol brilant krejt në fund dhe ia siguron fitoren PSG-së

Neymar është shëndrruar në një njeri shumë të urryer në mesin e fansave parisienë, por ai nuk po ndikohet aspak nga kritikat siç duket. Ai edhe një herë u tregua krucial për skuadrën e tij në ndeshjen tejet të vështirë si mysafir i Lyonit. Në minutën e 87-të, superylli brazilian pranoi topin brenda zonës dhe […]
Neymar është shëndrruar në një njeri shumë të urryer në mesin e fansave parisienë, por ai nuk po ndikohet aspak nga kritikat siç duket.
Ai edhe një herë u tregua krucial për skuadrën e tij në ndeshjen tejet të vështirë si mysafir i Lyonit.
Në minutën e 87-të, superylli brazilian pranoi topin brenda zonës dhe filloi një driblim të suksesshëm, para se të qëllonte fuqishëm prapa krahëve të portierit kundërshtar për t’ia siguruar një fitore minimale 1-0, skuadrës nga ”Parc des Princes”.
Pas kësaj fitoreje, PSG kryeson në ligë me 15 pikë nga gjashtë ndeshje, ndërsa Lyoni është i nënti me tetë pikë. /Periskopi.com/












