Muriqi më i përfoluri në Evropë, vjen oferta e radhës për të

Ylli i Kosovës në futboll, Vedat Muriqi është duke shkëlqyer në kampionatin turk me gjigantin, Fenerbahce. Ndeshjen e ardhshme Muriqi do të jetë i angazhuar me skuadrën e tij e cila e zhvillon derbin më të zjarrtë në Turqi, Galatasaray – Fenerbahce. Sipas raportimeve të “Sportwitness”, në ndeshjen derbi pritet të jetë prezent në stadium […]
Ylli i Kosovës në futboll, Vedat Muriqi është duke shkëlqyer në kampionatin turk me gjigantin, Fenerbahce.
Ndeshjen e ardhshme Muriqi do të jetë i angazhuar me skuadrën e tij e cila e zhvillon derbin më të zjarrtë në Turqi, Galatasaray – Fenerbahce.
Sipas raportimeve të “Sportwitness”, në ndeshjen derbi pritet të jetë prezent në stadium edhe skautët e West Ham, të cilët do ta ndjekin nga afër sulmuesin shtatlartë.
Prizrenasi është duke e tërhequr vëmendjen e shumë klubeve botërore, të interesuar për të janë edhe Manchester United, Tottenham Hotspur dhe kampioni aktual italian, Juventus. /Periskopi/












