Munishi: Nuk deshëm të luajmë bukur, fitorja është e rëndësishme

Ballkani ka regjistruar një fitore me rezultat minimal 1-0 si mysafir i Drenicës, me Jetmir Topallin që realizoi golin e vetëm të takimit. E pas takimit, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi e ka pranuar se skuadra e tij kërkoi që në pjesën e dytë ta ruante rezultatin, e jo të luante futboll të bukur, raporton […]
Ballkani ka regjistruar një fitore me rezultat minimal 1-0 si mysafir i Drenicës, me Jetmir Topallin që realizoi golin e vetëm të takimit.
E pas takimit, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi e ka pranuar se skuadra e tij kërkoi që në pjesën e dytë ta ruante rezultatin, e jo të luante futboll të bukur, raporton Periskopi.
“Duhet thënë fillimisht se Drenica luan futboll të mirë, me pasime të shkurtra dhe me mesfushorë kreativë,” tha ai.
“Ne shënuan herët dhe pjesën e parë ishim rivalë të barabartë, por në pjesën e dytë donim të ruajmë rezultatin, e jo të luajmë bukur sepse fitorja për ne është e rëndësishme. Na duhej fitorja e parë si mysafir dhe e arritëm këtë.” /Periskopi.com/












