Messi pas çmimit si më i miri i vitit: Preferoj triumfet kolektive, por kjo është natë speciale

Lionel Messi ka dhënë komentet e tij pasi fitoi çmimin e më të mirit të vitit nga FIFA. Në qytetin e Milanos, është mbajtur ceremonia e ‘The Besf FIFA Football Awards’, ku është ndarë edhe çmimi për lojtarin më të mirë të vitit. Ishte ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ai i cili fitoi këtë çmim, […]
Lionel Messi ka dhënë komentet e tij pasi fitoi çmimin e më të mirit të vitit nga FIFA.
Në qytetin e Milanos, është mbajtur ceremonia e ‘The Besf FIFA Football Awards’, ku është ndarë edhe çmimi për lojtarin më të mirë të vitit.
Ishte ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ai i cili fitoi këtë çmim, në garën me Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo.
“Për mua, çmimet individuale janë sekondare. Të rëndësishme janë triumfet kolektive, por kjo natë është speciale” ka thënë Messi pasi pranoi çmimin, transmeton lajmi.net.
“Do të dëshiroja të falënderoja secilin që ka votuar për mua. Jam i lumtur që këtu gjenden edhe familja ime, gruaja dhe djali” ka thënë ndër të tjerash Leo.
Messi ka shënuar 54 gola në 58 ndeshje gjatë edicionit të kaluar. Ky çmim ishte mëse i merituar.












