Merakli të futbollit kosovar, sot ju presin këto tri ndeshje interesante

Java e pestë në Superligën e Kosovës ka filluar dje me tri ndeshje të luajtura. Drita dhe Llapi kanë arritur të ndahen në paqe duke barazuar 2-2. Ndërsa, Gjilani ia ka shkaktuar humbjen e parë Ballkanit, dhe ka marrë kryesimin e ligës. Kurse, Prishtina e ka arritur fitoren e parë në kampionat duke e mposhtur […]
Java e pestë në Superligën e Kosovës ka filluar dje me tri ndeshje të luajtura.
Drita dhe Llapi kanë arritur të ndahen në paqe duke barazuar 2-2. Ndërsa, Gjilani ia ka shkaktuar humbjen e parë Ballkanit, dhe ka marrë kryesimin e ligës. Kurse, Prishtina e ka arritur fitoren e parë në kampionat duke e mposhtur në udhëtim Trepçën 89’ – shkruan Periskopi.
Por, tri ndeshje mjaftë interesante priten që të zhvillohen sot.
Kampioni në fuqi, Feronikeli pas humbjes nga Drita, pritet që të këndellet në ballafaqimin e sotëm ndaj Flamurtarit, ndeshje kjo që zhvillohet në Drenas.
Në Kline, Dukagjini synon që t’i argëtoj tri pikët e para në kampionat, përballë Ferizajit që ka pësuar tri humbje radhazi.
Ndeshje interesante pritet që të zhvillohet edhe në “Ferrki Aliu”, ku Vushtrria do e pres ekipin e Drenicës.
Të tri takimet e ditës së sotme priten të zhvillohen me fillim nga ora 16:00. /Periskopi/













