Mediet spanjolle absolutisht shkatërruan Hazardin dhe Courtoisin pas paraqitjes së tmerrshme kundër PSG-së

Real Madridi pati një start makthi në Champions League të mërkurën mbrëma, derisa u mposht me rezultat 3-0. PSG ishte pa Neymarin, Kylian Mbappen dhe Edinson Cavanin, por prapë arriti t’i marrë pikët e plota kundër 13 herë kampionit evropian, transmeton Periskopi. Në tërësi ishte një natë zhgënjyese për skuadrën e Zinedine Zidanes, derisa mungesa […]
PSG ishte pa Neymarin, Kylian Mbappen dhe Edinson Cavanin, por prapë arriti t’i marrë pikët e plota kundër 13 herë kampionit evropian, transmeton Periskopi.
Në tërësi ishte një natë zhgënjyese për skuadrën e Zinedine Zidanes, derisa mungesa e Cristiano Ronaldos po vazhdon të vërehet.
Gareth Bale, Karim Benzema dhe Eden Hazard të gjithë luajtën në sulm, por dështuan të kishin impakt.

Hazard, i cili së fundmi është rikthyer nga lëndimi, ishte shumë i dobët në performancë dhe luajti vetëm për 70 minuta, para se të zëvendësohej nga Lucas Vazquez.
Bashkëlojtari tjetër i tij, Thibaut Courtois gjithashtu pati një ndeshje për ta harruar, derisa i dhuroi PSG-së golin e parë në minutën e 14-të dhe edhe një herë dështoi të shpëtonte pa u mposhtur.
Që nga shkurti portieri belg nuk ka arritur ta mbajë portën të paprekur për “Los Blancos”.
Dhe ish-dyshja e Chelseat u shkatërrua nga gazetat spanjolle pas ndeshjes, me Marcan që shkroi:
“Çfarëdo që hidhet drejt tij, Courtois nuk arrin ta ndalë. Ai pati një natë për ta harruar në Paris.
Hazard: “Galactico i Real Madridit nuk u fsheh por nuk pati impakt në ndeshje. Atyre u duhet që ai të rikthehet në formën më të mirë sa më shpejt që mundet.”
AS
Courtois: “Gabim katastrofal në golin e parë të Di Marias, duke e lënë shtyllën të ekspozuar dhe nuk arriti të kishte kontakt me topin pavarësisht se ishte shumë afër tij. I ngadalshëm në golin e dytë gjithashtu.”
Hazard: “I ngujuar në krahun e majtë, kur e pati topin ai tregoi kualitet por nuk arriti të kishte impakt të rëndësishëm. Ende duket jashtë formës, gjë që është katastrofale për lojën e tij.” /Periskopi.com/












