Më i bukur seksi me Georgina apo supergoli ndaj Juventusit? Ronaldo nuk ka asnjë dilemë

Cristiano Ronaldo nuk ka dilema, madje jep një përgjigje pa u menduar fare, të sinqertë. Për të, seksi me Georgina Rodriguez qëndron më lart si kënaqësi se goli i tij më i mirë ndonjëherë. 34-vjeçari zbuloi se goli me roveshiatë për ngjyrat e Real Madridit, kundër punëdhënësit të tij aktual, Juventusit, në prill 2018 (në […]

Pavarësisht se pranoi në intervistën e tij me Piers Morgan se ai ishte goli i tij më i çmuar, portugezi insistoi se nuk ishte asgjë në krahasim me përvojën “nën çarçafë” me bukuroshen argjentinaso-spanjolle, Georgina Rodriguez, 25 vjeç. Duke qeshur me pyetjen, Ronaldo tha: “Jo, jo, nuk krahasohet me Georgina! Jam munduar ta shënoj këtë gol për shumë, shumë vite. Kisha shënuar rreth 700 gola të çuditshëm, por nuk e kisha bërë këtë. Mendova: më në fund shënova me roveshiatë në lartësi, duke kërcyer bukur. Fakti se i shënova një portieri si Gianluigi Buffon, kundër Juventusit, në Ligën e Kampionëve, e bën atë golin më të bukur”.

Ronaldo bashkëjeton me modelen 25-vjeçare që nga viti 2016. Superylli portugez ka një vajzë, Alana Martina, me ish-shitësen e dyqaneve në Madrid, ku edhe e njohu, ndërsa po rrisin së bashku edhe tre fëmijët e tjerë të CR7. Kur u pyet nga Morgan në ITV, nëse do të martoheshin, Ronaldo tha: “Ne do të martohemi një ditë, me siguri. Kjo është ëndrra e mamasë time, gjithashtu. Kështu që, një ditë, pse jo? Georgina është e shkëlqyer. Ajo është shoqja ime, bisedojmë për gjithçka. Unë ia hap zemrën dhe ajo bën të njëjtën gjë me mua”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova