Mbyllet pjesa e parë në ndeshjen Prishtina Dukagjini, epërsi minimale

Prishtina e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale, 1-0, kundër Dukagjinit të Klinës, në përballjen e mbetur të javës së dytë të Superligës së Kosovës. Meriton Korenica ka shënuar golin e vetëm me kokë në minutën e shtatë. Kryeqytetasit patën mundësi të artë të shënonin edhe golin e dytë në minutën e 18-të, […]
Prishtina e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale, 1-0, kundër Dukagjinit të Klinës, në përballjen e mbetur të javës së dytë të Superligës së Kosovës.
Meriton Korenica ka shënuar golin e vetëm me kokë në minutën e shtatë.
Kryeqytetasit patën mundësi të artë të shënonin edhe golin e dytë në minutën e 18-të, por Diar Miftaraj gaboi nga 2 metra distancë.
Në minutën e 25-të, Dukagjini rrezikoi seriozisht duke goditur shtyllën me anë të Llogës, por nga topi i kthyer Demiri nuk realizoi. /Periskopi.com/












