Martin Odegaard dhuroi asistimin e sezonit mbrëmë kundër Alavesit, absolutisht sensacional

Martin Odegaard është shëndrruar në një njeri të harruar te Real Madridi. Mesfushori norvegjez dikur konsiderohej si një prej të rinjëve më të talentuar në botë, sa ishte 15-vjeçar dhe pjesë e Stromsgodset. Ishte Real Madridi klubi që fitoi garën për shërbimet e tij, por progresi nuk ishte ai që pritej, raporton Periskopi. Ai debutoi […]
Mesfushori norvegjez dikur konsiderohej si një prej të rinjëve më të talentuar në botë, sa ishte 15-vjeçar dhe pjesë e Stromsgodset.
Ishte Real Madridi klubi që fitoi garën për shërbimet e tij, por progresi nuk ishte ai që pritej, raporton Periskopi.
Ai debutoi për klubin në moshën 16-vjeçare, por bëri vetëm një paraqitje kompetitive për skuadrën e parë.

Odegaard ka kaluar tri sezonet e fundit në huazim dhe aktualisht është i angazhuar në La Liga me Real Sociedadin.
Dhe më në fund është duke shkëlqyer.
20-vjeçari ka qenë një prej lojtarëve më të mirë në La Liga deri tani.
Ai deri tani ka shënuar dy gola për klubin spanjoll dhe u shpall “Lojtari i Muajit” i Sociedadit për gusht.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai sapo ka dhuruar asistimin e sezonit.
Odegaard startoi kundër Alavesit të enjten mbrëma dhe luajti rol të madh në golin e parë.
Në minutën e 19-të ai mori topin, ia futi nën këmbë një kundërshtari dhe pastaj lansoi një pasim vizionar për ta gjetur Mikel Oyarzabal.
Spanjolli pastaj e pati tepër të lehtë ta fuste topin në rrjetën e zbrazët. /Periskopi.com/
This Odegaard assist is one of the best I’ve seen in a while. Some De Bruyne kinda stuff ?? pic.twitter.com/H09QbxkbiD
— King Iseunife ? (@TheShawnife) September 26, 2019












