Man United mezi ia del të fitojë pas penalltive kundër skuadrës nga Liga e Tretë angleze

Manchester United ka kaluar në rundin tjetër të EFL Cup, pasi me mjaft vështirësi mposhti skuadrën nga Liga e Tretë angleze, Rochdale. Në fakt, “Djajtë e Kuq” triumfuan vetëm pas ekzekutimit të penalltive, me kohën e rregullt që u mbyll me rezultat 1-1, raporton Perioskopi. Fillimisht 17-vjeçari, Greenwood realizoi për 1-0 për Unitedin në minutën […]
Në fakt, “Djajtë e Kuq” triumfuan vetëm pas ekzekutimit të penalltive, me kohën e rregullt që u mbyll me rezultat 1-1, raporton Perioskopi.
Fillimisht 17-vjeçari, Greenwood realizoi për 1-0 për Unitedin në minutën e 68-të, para se Matheson të barazonte për Rochdalen tetë minuta më vonë.
Gola të tjerë nuk pati dhe përballja shkoi në penallti, ku për Unitedin shënuan Mata, Pereira, Fred, Grenwood dhe James, ndërsa për mysafirët Keohane ishte i vetmi që gaboi. /Periskopi.com/












