Man City me lehtësi kalon edhe testin e quajtur Everton

Manchester City ka vazhduar me fitore në Premier League, derisa të dielën mbrëma ka mposhtur Evertonin me rezultat 3-1. Gabriel Jesus fillimisht kaloi “Qytetarët” në epërsi në minutën e 24-t, para se Calvert-Lewin të barazonte për Evertonin në minutën e 33-të, raporton Periskopi. Mirëpo, në intervalin e dytë, djelmoshat e Pep Guardiolas treguan dhëmbët duke […]
Manchester City ka vazhduar me fitore në Premier League, derisa të dielën mbrëma ka mposhtur Evertonin me rezultat 3-1.
Gabriel Jesus fillimisht kaloi “Qytetarët” në epërsi në minutën e 24-t, para se Calvert-Lewin të barazonte për Evertonin në minutën e 33-të, raporton Periskopi.
Mirëpo, në intervalin e dytë, djelmoshat e Pep Guardiolas treguan dhëmbët duke rikthyer epërsinë fillimisht me anë të Riyad Mahrez i cili realizoi në minutën e 71-të, para se Raheem Sterling t’ia vuloste fitoren Cityt në minutën e 84-t.
Pas kësaj fitoreje, City grumbullon 16 pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë, me pesë pikë më pak se Liverpooli në të parin. /Periskopi.com/












