“Lojtarët e Shqipërisë duan të luajnë në Kosovë”

Trajneri Muhamet Dragusha beson se klubet e Ipko Superligës së Kosovës do të jenë mjaft aktive gjatë afatit kalimtar të janarit, veçanërisht me transferime të lojtarëve nga Shqipëria. Të ftuar në studion e emisionit “Favorit” sot janë ish-futbollisti e trajneri i ri, Muhamet Dragusha, dhe trajneri i ekipit kombëtar U-10 të Kosovës, Ramiz Krasniqi Dragusha […]

Të ftuar në studion e emisionit “Favorit” sot janë ish-futbollisti e trajneri i ri, Muhamet Dragusha, dhe trajneri i ekipit kombëtar U-10 të Kosovës, Ramiz Krasniqi

Dragusha ka theksuar se në klubet kosovare mund të shtohen edhe më shumë futbollistë nga Shqipëria gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që ata janë të vetëdijshëm për korrektësinë e drejtuesve të klubeve në Kosovë.

“Janari do të jetë i nxehtë duke e pasur parasysh se lojtarët e Shqipërisë janë shumë të gatshëm të vijnë duke e ditur korrektësinë në Kosovë te kryesitë e klubeve dhe te trajnerët”, tha Dragusha në “Favorit”.

“Sigurisht se do të ketë përsëri vërshime dhe do të ketë përforcime. Me siguri se do të jemi dëshmitarë se sa i vështirë do të jetë sezoni i dytë”.

Në rrjedhën e kampionatit, sipas Dragushës, do të ndikojnë edhe ndryshimet e fundit në formatin e Ipko Superligës së Kosovës. Në fund të sezonit, nga liga do të bien katër klube – pasi që, që nga sezoni i ardhshëm, në ligën e nivelit të parë të futbollit në Kosovë do të luajnë dhjetë dhe jo 12 klube.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin