Liverpooli u poshtërua keq nga VAR, Napoli fitoi penallti pas simulimit neveritës nga Callejon

Liverpooli e pësoi keq sonte në Champions League nga Napoli, me italianët që triumfuan me rezultat 2-0. Në rastin e golit të parë, që u shënua nga penalltia, Andy Robertson u duk se ndërhyri keq në Jose Callejonin në zonën e rrezikshme, kur kishin mbetur edhe 10 minuta lojë deri në fund, raporton Periskopi. Mirëpo, […]
Në rastin e golit të parë, që u shënua nga penalltia, Andy Robertson u duk se ndërhyri keq në Jose Callejonin në zonën e rrezikshme, kur kishin mbetur edhe 10 minuta lojë deri në fund, raporton Periskopi.
Mirëpo, ritransmetimet tregojnë se Callejon simuloi në mënyrë neveritëse pa pasur asnjë lloj kontakti me Robertson.
Pavarësisht kësaj, VAR nuk reagoi për ta konsideruar si të parregullt penalltinë, por lejoi që napolitanët të shënonin dhe të kalonin në epërsi.
E rëndë kjo për “Të Kuqtë”.
Shikoni rastin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/
#NAPLIV
Dive pic.twitter.com/8mQqGKWf48— BrenCelt (@NaCeiltighAbu) September 17, 2019












