Limaj e Reçica vizitojnë QAP-in në Prizren, kanë një kërkesë për të gjithë ata që nuk kanë asnjë zanat

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Skender Reçica, kanë vizituar Qendren e Aftësimit Profesional të Kosovës. Limaj e Reçica kanë parë nga afër mundësitë që ofron kjo qender për të gjithë ata njerëz që duan të marrin nga një zanat dhe të aftesohen profesionalisht për […]
Limaj e Reçica kanë parë nga afër mundësitë që ofron kjo qender për të gjithë ata njerëz që duan të marrin nga një zanat dhe të aftesohen profesionalisht për tregun e punës.
Nga aty Limaj ka ftuar të gjithë ata që nuk kanë asnjë zanat le t’i drejtohen Qendrave të Aftësimit Profesional të marrin nga një zanat i cili siguron punësim.
“Rreth tre mijë njerëz që kanë kryer zanate këtu kanë gjetur punë dhe kjo tregon sa janë të rendesishme këto qendra dhe sa ka në nevoje tregu për fuqi punëtore të profesionalizuar”, ka thënë ndër të tjera Limaj.
Më tutje, kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj ka thënë se do të vazhdojnë t’i fuqizojnë këto qendra dhe Shkollat profesionale do të jenë temat kryesore, sepse ai thotë kjo është e vetmja rrugë e mundësi për të pasur fuqi punëtore kualitative e gatshme për punë, e cila do të jetë promotor dhe bartes i zhvillimit ekonomik.
Postimi i plotë i Limajt në Facebook:
Qendra e Aftësimit Profesional në Prizren është vend që ofron mundësi për djem e vajza, burra e gra të cilët duan ta marrin një zanat dhe të aftësohen profesionalisht për tregun e punës.
Bashkë me ministrin Reçica pamë nga afër mundësitë e jashtëzakonshme që ofron kjo qendër për të gjithë ata që nuk kanë ndonjë zanat. Stafit drejtues të kësaj qendre i shpreha mirënjohje për gjithë punën e vyeshme që po bën këtu.
Ftesa ime është për të gjithë ata që nuk kanë ndonjë zanat përkatës, le t’i drejtohen Qendrave të Aftësimit Profesional dhe të marrin një zanat i cili siguron e garanton një punësim. Rreth tre mijë njerëz që kanë kryer zanate këtu, kanë gjetur punë dhe kjo tregon sa janë të rëndësishme këto qendra dhe sa ka nevojë tregu për fuqi punëtore të profesionalizuar.
Ne do të vazhdojmë me politikat tona për t’i fuqizuar këto qendra. QAP dhe shkollat profesionale do të jenë temat kryesore, sepse besojmë se është e vetmja rrugë e mundësi për të pausr një fuqi punëtore cilësore të gatshme për punë e cila do të jetë promotore dhe bartëse e zhvillimit ekonomik në Kosovë.














