Limaj: E ndjej veten kompetent për të kryer punën si kryeministër

Limaj: E ndjej veten kompetent për të kryer punën si kryeministër

Kandidati i NISMA për kryeministër, Fatmir Limaj tha se aktualisht preokupimi kryesor për të rinjtë është punësimi dhe hapja e mundësive për një jetë më të mirë. Në debatin e parë politik gjatë Kongresit Kombëtar të të Rinjve të Kosovës mbështetur nga Friedrich-Ebert-Stiftung, kreu i Nismës Socialdemokrate tha se duan ta ndryshojnë mentalitetin “shkollë”, pasi […]

Në debatin e parë politik gjatë Kongresit Kombëtar të të Rinjve të Kosovës mbështetur nga Friedrich-Ebert-Stiftung, kreu i Nismës Socialdemokrate tha se duan ta ndryshojnë mentalitetin “shkollë”, pasi sipas tij nuk është e domosdoshme të kryejnë fakultet, por ndërtimin e një të riu.

I pyetur nga të rinjtë, për vendimin e taksës dhe ngritjes së çmimeve të produkteve të ndryshme, Limaj tha se vendosja e taksës ka qenë e imponuar dhe se ajo do të hiqet kur të pushojnë arsyet që e kanë sjell atë.

“Shumë është konsumuar arsyeja e taksës. Nuk duhet të merren dy çmimet e produkteve për të përfaqësuar politikën e shtetit. Pozicioni i Qeverisë së Kosovës është ndërtuar mbi këtë shkas, do të largohet kur të pushojnë arsyet që e kanë sjell taksën. Kosova ka qenë e detyruar që në një mënyrë të dërgojë sinjalet e respektit të ndërsjellë”, tha Limaj.

Sipas tij, reformat në shëndetësi, e arsim mund t’i bëjë vetëm kryeministri.

“Pa prioritet e kryeministrit për arsim e shëndetësi nuk mund të reformohen këto dy sisteme. Unë tri vjet e gjysmë kam qenë në qeveri. Ftoj që njerëzit të bazohen në të kaluarën. Unë sa kam pasur kohë kam lënë gjurmë në këtë qeverisje. Mund të krenohem me aeroportin dhe rrugët që i kemi shtruar dhe Kosovën e kemi heq prej balte. E ndiej veten kompetent për të kryer punën si kryeministër”, tha ai.

Limaj tha se nuk duhet të shkohet në shkollë me mendimin që të kopjohet, dhe të merret nota pa meritë, derisa të rinjtë fajësuan sistemin për këtë./Sh.Pajaziti/

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja