Limaj: Disa kandidatë për kryeministër kurrë s’kanë marrë vendime për vendin

Limaj: Disa kandidatë për kryeministër kurrë s’kanë marrë vendime për vendin

Kandidati nga Nisma Socialdemokrate për kryeministër, Fatmir Limaj, ka thënë se ka kandidatë që synojnë drejtimin e ekzekutivit, por që asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë vendim për shtetin. Ai është shprehur kështu gjatë një takimi me qytetarët e Suharekës, duke shtuar se Kosova nuk e ka luksin të dërgojë njerëz të papërvojë për të biseduar […]

Kandidati nga Nisma Socialdemokrate për kryeministër, Fatmir Limaj, ka thënë se ka kandidatë që synojnë drejtimin e ekzekutivit, por që asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë vendim për shtetin.

Ai është shprehur kështu gjatë një takimi me qytetarët e Suharekës, duke shtuar se Kosova nuk e ka luksin të dërgojë njerëz të papërvojë për të biseduar me përfaqësuesit serbë, njofton Klan Kosova.

“Unë me kolegë të mi do të angazhohemi që ta përmbyllim marrëveshjen me Serbinë. Është koha që ta përmbyllim këtë marrëveshje”.

“Kush janë kandidatët për kryeministër? Kosova sot i ka pesë oferta, secili nga ta mund të jetë kryeministër i Kosovës. Mirëpo e kemi obligim të dalim para qytetarëve dhe të tregojmë se kush jemi ne dhe çka bëjmë nëse bëhemi kryeministër”.

“Si është e mundur që Kosova e ka këtë luks që ta zgjedhë një Kryeministër që vendin e parë të punës e kanë si Kryeministër. Atje ka kandidatë që asnjë punë në jetën e tyre nuk e kanë bërë në sektorin publik”.

“A e ka këtë luks Kosova që të ja dorëzojë shtetin në dorë një njeriu që s’ka marrë kurrë vendim për vendin. Për ta drejtuar shtetin janë disa parakushte: me qenë kompetent, me pasur përvojë, me pasur urtësi dhe përvojë politike”.

“Që nga mosha e re e deri më tani, kam marrë pjesë në vendimet më të rëndësishme të këtij shteti. Nuk ka gjë më të vështirë sesa të vendosësh për fatin e njerëzve dhe të vendit. Një vendim mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe mund t’i kushtojë vendit”.

“Si do të dialogojë me Serbinë ai i cili nuk ka marrë një vendim në jetën e tij? Si do ta drejtojë vendit ai i cili tëre jeta e tij ka qenë sharje. Vendi pret vendime dhe zgjidhje. Është me rëndësi që ta kemi një kryeministër i cili ka përvojë”.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja