Liga e Kampionëve: Këta janë 25 lojtarët më të paguar për këtë sezon në këtë garë

Liga e Kampionëve: Këta janë 25 lojtarët më të paguar për këtë sezon në këtë garë

Liga e Kampionëve është kthyer në javën e kaluar dhe gara më elitare e Evropës ka nisur me befasi. Liverpool dhe Chelsea pësuan humbje ndaj Napolit dhe Valencias, ndërsa Paris Saint-Germain mundi Real Madridin e Barcelona barazoi me Borussia Dortmundin. Juventus dhe Atletico Madrid gjithashtu luajtën baras 2-2 . Çdo vit, lojtarët më të mirë […]

Liverpool dhe Chelsea pësuan humbje ndaj Napolit dhe Valencias, ndërsa Paris Saint-Germain mundi Real Madridin e Barcelona barazoi me Borussia Dortmundin.

Juventus dhe Atletico Madrid gjithashtu luajtën baras 2-2 .

Çdo vit, lojtarët më të mirë në botë garojnë në Ligën e Kampionëve – dhe natyrisht, shumë prej tyre kryesojnë edhe me pagat e mëdha.

Por kush janë lojtarët me më të paguar në garën e këtij sezoni?

Më poshtë e gjeni një listë prej 25 lojtarëve dhe pagat e tyre vjetore – bazuar në të dhënat nga Capology.

Lista nga vendi i 25-të tek i pari

25 – Gonzalo Higuain – 12.29 milionë funte

24 – Thomas Muller – 13.23 milionë funte

23 – Manuel Neuer –  13.27 milionë funte

22 – Robert Lewandowski – 14.1 milionë funte

21 – Karim Benzema – 14.63 milionë funte

20 – James Rodriguez – 14.69 milionë funte

19 – Thiago Silva – 14.8 milionë funte

18  – Edinson Cavani – 16.3 milionë funte

17 – Luka Modric –  16.48 milionë funte

16 – Kylian Mbappe – 16.49 milionë funte

15 – Marcelo – 17.7 milionë funte

14 – Toni Kroos – 17.7 milionë funte

13 – Sergio Ramos – 17.7 milionë funte

12 – Kevin de Bruyne – 18.2 milionë funte

11 – Luka Jovic – 18.4 milionë funte

10 – Frenkie de Jong – 18.41 milionë funte

9 – Jan Oblak – 18.41 milionë funte

8 – Luis Suarez – 20.71 milionë funte

7 – Philippe Coutinho – 21.68 milionë funte

6- Gareth Bale – 24.72 milionë funte

5 – Eden Hazard – 27.7 milionë funte

4 – Neymar – 32.48 milionë funte

3 – Antoine Griezmann – 40.53 milionë funte

2 – Cristiano Ronaldo – 50.8 milionë funte

1 – Lionel Messi – 62.6 milionë funte

(Pagat janë të paraqitura edhe me tatimet në pagë që paguajnë klubet)

Messi dhe Ronaldo komandojnë me pagat më të larta në këtë garë – që është më se e drejtë.

Por aty shihen edhe yje të rinj si Jovic dhe De Jong që janë lartë në listë. Real Madrid dhe Barca janë në krye me harxhime në këtë drejtim.

Megjithatë, asnjë lojtar i vetëm i skuadrës fituese të Ligës së Kampionëve nga Liverpooli nuk është ndër më të paguarit në këtë garë. /Telegrafi/  

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova