Lampard nuk po i beson aspak Pulisicit, lojtari e pranon se është i frustruar

Anësori i Chelseat, Christian Pulisic e ka pranuar se është frustruese për të mungesa e minutazhit, pasi kaloi një tjetër ndeshje në bankën rezervë. Pulisic ishte zëvendësues i papërdorur në fitoren 2-0 të “Të Kaltërve” kundër Brightonit të shtunën, derisa ai nuk ka luajtur në katër nga pesë ndeshjet e fundit për skuadrën, raporton Periskopi. […]
Anësori i Chelseat, Christian Pulisic e ka pranuar se është frustruese për të mungesa e minutazhit, pasi kaloi një tjetër ndeshje në bankën rezervë.
Pulisic ishte zëvendësues i papërdorur në fitoren 2-0 të “Të Kaltërve” kundër Brightonit të shtunën, derisa ai nuk ka luajtur në katër nga pesë ndeshjet e fundit për skuadrën, raporton Periskopi.
“Po, natyrisht se është shumë frustruese, por do të vazhdoj të punoj shumë sepse dua të luaj,” tha Pulisic pas ndeshjes së sotme.
Pulisic u transferua te Chelsea nga Borussia Dortmundi për 65 milionë euro, me transferimin që u kompletua në janar por ai qëndroi në Gjermani deri në verë në formë huazimi. /Periskopi.com/












