Ky është orari i xhiros së 7-të, ja kur zhvillohet derbi i qytetit të Gjilanit

Është publikuar orari i xhiros së 7-të, në Ipko Superligë Këtë xhiro vëmendja kryesore do të jetë në Anamoravë ku na pret derbi i madh, Gjilani – Drita. Ky takim do të zhvillohet të dielën nga ora 15:00, në stadiumin e qytet në Gjilan. Kurse takime tjera interesante priten të jenë edhe ato në mes […]
Këtë xhiro vëmendja kryesore do të jetë në Anamoravë ku na pret derbi i madh, Gjilani – Drita.
Ky takim do të zhvillohet të dielën nga ora 15:00, në stadiumin e qytet në Gjilan.
Kurse takime tjera interesante priten të jenë edhe ato në mes të Drenicës dhe Ballkanit si dhe ai në mes të Vushtrrisë dhe Prishtinës, ndeshje të cilat do të zhvillohen ditën e diel me fillim nga ora 15:00.
Ja orari i plotë i javës së 7-të:
E shtunë, ora 15:00
Feronikeli – Ferizaj
Llapi – Dukagjini
Trepça 89 – Flamurtari
E diel, ora 15:00
Gjilani – Drita
Drenica – Ballkani
Vushtrria – Prishtina












