Kthehet dhuna në stadiumet e Kosovës, përleshen tifozët

Anamorava nuk e ka vetëm derbin lokal Gjilani-Drita, por e ka edhe derbin e zjarrtë mes Vitisë dhe Vllaznisë së Pozheranit – shkruan Periskopi. Derbi i Ligës së Parë i cili u luajt në fshatin Sodovinë nuk ka kaluar pa incidente pasi që kishte përleshje mes tifozëve gjatv ndeshjes. Përmes një komunikate, tifozët e Vllaznisë […]
Anamorava nuk e ka vetëm derbin lokal Gjilani-Drita, por e ka edhe derbin e zjarrtë mes Vitisë dhe Vllaznisë së Pozheranit – shkruan Periskopi.
Derbi i Ligës së Parë i cili u luajt në fshatin Sodovinë nuk ka kaluar pa incidente pasi që kishte përleshje mes tifozëve gjatv ndeshjes.
Përmes një komunikate, tifozët e Vllaznisë se Pozheranit kanë njoftuar se janë sulmuar nga banorët e Sodovinës me mjete të forta.
Ky është njoftimi i tyre:
“Komuna e Vitise ne krye me Sokol Halitin dergoi stadiumin e KF Vllaznise se Pozheranit ne Sodovine dhe po na detyron ti luajme lojt ne ate vend.
Kurse sot tifozeria jone TIGRAT u sulmua nga banoret e Sodovines ne menyrat me te keqija, ku nga keta banoret qe sulmuan kishin me vete thika, sopata e shume mjete tjera te forta.
Presim tani reagimin e ketyre njerzve qe derguan stadiumin ne Sodovine, se si do ti zhvillohen nga tani ndeshjet e Vllaznise dhe te na tregojne per sigurine e fansave!
Kjo qe ndodhi sot eshte tmerr per sportin veqanerisht futbollin, te tentosh te percjellesh rrjedhen e futbollit Evropian e te kete skena te tilla eshte tmerr”, thuhet në njoftim. /Periskopi/












