Kosovari i Javës: Lojtarët e Kosovës e kalojnë javën si rezervistë në klubet e tyre

Kosovari i Javës: Lojtarët e Kosovës e kalojnë javën si rezervistë në klubet e tyre

Mbaroi edhe një javë tjetër në garat evropiane të futbollit. Lojtarët e Kombëtares së Kosovës vazhdojnë të përballen me probleme të ndryshme, por kjo javë në veçanti u karakterizua me qëndrimin e shumicës prej tyre në bankën rezervë.  Milot Rashica u kthye nga lëndimi por e kaloi gjithë ndeshjen në bankën rezervë edhe pse ekipi […]

Milot Rashica u kthye nga lëndimi por e kaloi gjithë ndeshjen në bankën rezervë edhe pse ekipi i tij Werder Bremen kishte nevojë për të pasi po humbiste nga Leipzigu.

Në bankë e kaloi ndeshjen edhe portieri i Nottingham Forest, Arijanet Muriq, që e ka humbur vendin e titullarit për shkak të mendjemadhësisë. Ekipi i tij vazhdon formën e lartë në Championship, e për fatin e tij të keq, edhe portieri rival Brice Samba. Sabri Lamouchi kishte deklaruar se Muriq nuk iu besonte lojtarëve të tjerë të ekipit, duke lënë të nënkuptohej se po e linte si rezervist shkaku i mendjemadhësisë.

Por, edhe një punëtor i madh si Valon Berisha vazhdon të mos ketë vend në ekipin e tij. Lazio shënoi fitore ndaj Parmas por Berisha nuk u paraqit fare, shkruan Periskopi.

Rezervist ishte edhe talenti Edon Zhegrova në barazimin e Baselit me Young Boys.

Bersant Celina u paraqit denjësisht për Swansean në barazim. Po ashtu, mirë luajti edhe Florent Hadërgjonaj në humbjen e ekipit të tij ndaj West Bromwich Albion. Rrahmani ishte i plotë ndaj Juventusit por mori karton të verdhë dhe paraqitja e tij nuk u vlerësua lart shkaku i pozicionimit të dobët gjatë ndeshjes.

Lojtari më i mirë kosovar i javës ishte Vedat Muriqi i Fenerbahçes. Magazina Whoscored e vlerëson me notën 9,2 për shkak të asistimit dhe golit, por e jashtëzakonshme ishte në fakt e gjithë paraqitja e tij duke u kthyer shpesh në mbrojtje dhe duke larguar topa të rrezikshëm të kundërshtarit.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova