Kosova, në ballinën e FIFA-s: “Dardanët” thyejnë rekord

Kosova, në ballinën e FIFA-s: “Dardanët” thyejnë rekord

Faqja zyrtare e FIFA-s e ka lavdëruar Kombëtaren e Kosovës për paraqitjet e guximshme në kualifikimet për EURO 2020, duke e vendosur fotografinë e “Dardanëve” në ballinën e ranglistës së re. Kosova ka vazhduar të shënojë ngritje në renditjen botërore të FIFA-s, pasi tani pozicionohet një vend më lart, në vendin e 119-të. Kjo nënkupton […]

Faqja zyrtare e FIFA-s e ka lavdëruar Kombëtaren e Kosovës për paraqitjet e guximshme në kualifikimet për EURO 2020, duke e vendosur fotografinë e “Dardanëve” në ballinën e ranglistës së re.

Kosova ka vazhduar të shënojë ngritje në renditjen botërore të FIFA-s, pasi tani pozicionohet një vend më lart, në vendin e 119-të.

Kjo nënkupton se Kombëtarja verdhekaltër e ka regjistruar ngritjen më të lartë në historinë të saj në renditjen botërore të organit qeverisës së futbollit botëror, që prej pranimit në UEFA dhe FIFA më 2016.

“Ndërkohë, Kosova (në pozitën e 119-të, plus një pikë) është shpërblyer për paraqitjet e guximshme në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020, duke e arritur pozitën më të lartë në histori të saj”, shkruhet në faqen e FIFA-s.

Kosova tani grumbullon 1164 pikë, 15 pikë më shumë seç kishte deri tani, falë fitores së rëndësishme në kualifikime për Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë (2-1) në fillim të këtij muaji në Prishtinë.

“Dardanët”, që ndodheshin në pozitën e 120-të para publikimit të renditjes së fundit, tani lënë prapa Namibinë, Angolën dhe Zelandën e Re.

Kosova e humbi ndeshjen tjetër kualifikuese të muajit shtator kundër lideres së Grupit A, Anglisë, (5-3) në udhëtim.

Muajin e ardhshëm, Kosova do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera në shtëpi, një miqësore kundër Gjibraltarit dhe një ndeshje kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi.

Nëse arrin rezultate pozitive nga këto dy takime, atëherë Kosova do të shënojë ngritje edhe më të lartë në renditjen e FIFA-s.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova