Konfirmohen stadiumet ku do të zhvillohen tri finalet e Champions Leagues pas vitit 2020

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka vendosur për stadiumet ku do të zhvillohen finalet e Champions Leagues më 2021, 2022 dhe 2023. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s e mori vendimin në mbledhjen e Lubjanës, të martën, raporton Periskopi. Tashmë dihet se finalja e këtij viti mbahet në Ataturk Olympic Stadium të Stambollit, […]
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s e mori vendimin në mbledhjen e Lubjanës, të martën, raporton Periskopi.
Tashmë dihet se finalja e këtij viti mbahet në Ataturk Olympic Stadium të Stambollit, më 30 maj.
Për vitin 2021, është përzgjedhur stadiumi i Zenit St Petersburgut në Rusi, për vitin 2022 Allianz Stadiumi në Mynih të Gjermanisë, derisa ëembley do të jetë nikoqir i finales së vitit 2023.
OFFICIAL: @UEFA have confirmed the hosts for the following Champions League finals:
2021: St Petersburg Stadium
2022: Allianz Arena
2023: Wembley Stadium pic.twitter.com/m4C0JIPzJM— Squawka News (@SquawkaNews) September 24, 2019
Finalja e Europa Leagues në vitin 2021 zhvillohet në Ramon Sanches Pizujan të Sevillës. /Periskopi.com/












