KMDLNj: Prokuroria të nis hetimet ndaj kërcënimit të Nenad Rashiqit

KMDLNj: Prokuroria të nis hetimet ndaj kërcënimit të Nenad Rashiqit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas deklaratave të kandidatit për kryeministër Nenad Rashiq, se po kërcënohen nga Beogradi, duke kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të fillojë hetimet zyrtare në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i jetës së Rashiqit dhe serbëve tjerë që janë në listën e linçimit […]

KMDLNj thotë se në rrethanat aktuale, nën kërcënim të vazhdueshëm dhe serioz, deri në rrezikim të jetës, liderët serbë të Kosovës, si dhe votuesit e tyre, për shkak të pabarazisë që u janë nënshtruar, nuk mund të bëjnë fushatë të rregullt, nuk mund të takohen me qytetarë, votues potencialë madje as familjet nuk i kanë të sigurta.

Reagimi i plotë i KMDLNj-së:

Nenad Rashiq , kandidat për kryeministër i Koalicionit “Slobodna “ në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 shumë herë ka deklaruar se të gjithë politikanët serbë në Kosovë sikur edhe votuesit që nuk janë të bindur ndaj Beogradit dhe që nuk janë pjesë e Listës Serbe , marionetë e Serbisë në Kosovë , po kërcënohen nga Beogradi sikur që edhe po largohen nga vendi i punës për çka dha edhe shembuj konkretë , si me emra të të larguarve nga puna ashtu edhe në komunat ku kanë qenë të punësuar.

Ndaj udhëheqësve serbë të Kosovës , Nenad Rashiq, Sllobodan Petroviq , Rada Trajkoviq e të tjerë ka filluar një fushatë linçuese nga Beogradi zyrtar dhe marioneta e tyre në Kosovë , Lista Serbe.Tash , sipas deklaratës së Nenad Rashiqit , linçimi verbal ka eskaluar deri në rrezikim të jetës së tij prandaj ka frikë se mund të vritet për shkak të përcaktimit politik të kundërshtimit të politikës zyrtare të Serbisë në Kosovë dhe ftesës që ua bënë serbëve të Kosovës që ardhmërinë e tyre ta kërkojnë brenda Kosovës dhe institucioneve të saj.

Nëse kemi parasysh faktin që në zgjedhjet paraprake në Kosovë janë sulmuar dhe rrahur fizikisht anëtarët e Partisë Liberale Serbe në Kosovë e që udhëhiqet nga Sllobodan Petroviq , atëherë kjo mundësi e përsëritjes së dhunës ka gjasa të mëdha të përsëritet edhe në zgjedhjet e 6 tetorit. Linçimi publik dhe largimi nga puna , si hakmarrje për mosbindje politike ndaj politikës së Beogradit në Kosovë , për serbët që duan të jetojnë dhe integrohen në Kosovë është tregues bindës se dhuna verbale lehtësisht mund të eskalojë në dhunë fizike. Në kohën midis dy zgjedhjeve në Mitrovicë , në rrethana të pasqaruara u ekzekutua Oliver Ivanoviq i cili botërisht kishte deklaruar se ; “ më shumë është i rrezikuar nga serbët dhe Serbia, se nga shqiptarët …!

Pastaj u ekzekutua dhe rasti mbeti i pandriçuar deri më tani. Shumë zyrtarë serbë që ishin pjesë e institucioneve të Kosovës , në mesin e tyre edhe Sllobodan Petroviq , lider i PLS u ndaluan në kufirin me Serbinë , u arrestuan për një kohë dhe u morën në pyetje nga Sigurimi Shtetërorë i Serbisë ( BIA ).KMDLNj e merr shumë seriozisht deklaratën e kandidatit për kryeministër të Kosovës nga radhët e serbëve , z. Nenad Rashiq prandaj kërkon nga Prokuroria e Shtetit të fillojë hetimet zyrtare në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i jetës së zotit Rashiq dhe serbëve tjerë që janë në listën e linçimit verbal , sa për fillim , të Beogradit zyrtar dhe marionetës së quajtur Lista Serbe duke krijuar kushte të barabarta dhe jodiskriminuese për të gjithë garuesit potencialë për zgjedhjet e 6 tetorit 2019 të cilët do të votonin për kandidatët dhe subjektet politike , sipas vullnetit të tyre dhe jo nën kushte të kërcënimit dhe të frikës.

Në  rrethanat aktuale , nën kërcënim të vazhdueshëm dhe serioz , deri në rrezikim të jetës , liderët  serbë të Kosovës si dhe votuesit e tyre , për shkak të pabarazisë që u janë nënshtruar , nuk mund të bëjnë fushatë të rregulltë , nuk mund të takohen me qytetarë , votues potencialë madje as familjet nuk i kanë të sigurta.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin