Klopp tregohet modest, nuk besoj që mund të thyhet rekordi i City-t

Liverpool është duke e shijuar maksimalisht nisjen e mrekullueshme këtë edicion në Premierligë, shkruan Periskopi. “Të kuqtë” pas shtatë xhirove, kanë arritur maksimumin e pikëve duke shënuar fitore në të gjitha takimet. Duke i përfshirë ndeshjet e edicionit të kaluar, “Reds” janë në një super-seri duke shënuar 16 fitore radhazi. Rekordin e mban Manchester City […]
“Të kuqtë” pas shtatë xhirove, kanë arritur maksimumin e pikëve duke shënuar fitore në të gjitha takimet.
Duke i përfshirë ndeshjet e edicionit të kaluar, “Reds” janë në një super-seri duke shënuar 16 fitore radhazi.
Rekordin e mban Manchester City të cilët i kanë regjistruar 18 fitore radhazi.
“Ndeshjet kryesore po afrohen, nuk duket e mundshme, por ne do të provojmë gjithçka me këtë ekip”, ka thënë Klopp.
Liverpooli në dy ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit ballafaqohet me Leicesterin dhe Manchester United, përballje shumë të vështira për Liverpool. /Periskopi/












