“Klopp nuk po largohet, por Gerrard mund të jetë trajneri i ardhshëm”

Legjenda e Liverpoolit, Kenny Dalgish ka thënë që Jurgen Klopp, nuk është duke u larguar, por pas tij Steven Gerrard, mund të jetë në stolin e “Reds”. Klopp ka kontratë deri në vitin 2022 dhe është duke bërë një punë të mrekullueshme. Tekniku gjerman gjithashtu para disa ditësh ka thënë se Gerrard është i duhuri […]

Legjenda e Liverpoolit, Kenny Dalgish ka thënë që Jurgen Klopp, nuk është duke u larguar, por pas tij Steven Gerrard, mund të jetë në stolin e “Reds”.

Klopp ka kontratë deri në vitin 2022 dhe është duke bërë një punë të mrekullueshme.

Tekniku gjerman gjithashtu para disa ditësh ka thënë se Gerrard është i duhuri për të vazhduar në hapat e tij, kur të marrë vendimin për t’u larguar.

I këtij mendimi është edhe Dalgish, i cili tha se puna e Klopp ende nuk ka mbaruar.

“Jurgen nuk është duke u larguar, askush nga klubi nuk e dëshiron këtë gjë. Ndoshta e ka fituar Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, çmim i cili është më i madhi në futbollin evropian. Por duhet të fitojë ende më shumë, duhet të fitojë Premier Ligën, trofe i cili nuk është fituar që nga viti 1990. Do të vijë koha kur do të kërkoj largimin dhe askush nuk do ta kritikojë. Në një kohë të gjithë kanë nevojë për pushim. Kur të ndodh kjo gjë, në mendimet e Liverpool do të vijë Gerrard. E di klubin dhe është duke e treguar vetën si trajneri i Rangers”, deklaroi ai.

Këtë sezon Liverpool është i pandalshëm në Premier Ligë, pasi në të shtatë ndeshjet e zhvilluar i ka fituar të gjitha duke grumbulluar 21 pikë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova