Këto janë vendet ku do mbahen finalet e Ligës së Kampionëve në vitin 2021, 2022, 2023

UEFA ka vendosur për vendet se ku do të luhen finalet e Ligës së Kampionëve në vitin 2021, 2022 dhe 2023, shkruan Periskopi. Finalja e sezonit 2020/21 do të luhet në “Gazprom Arena” të Shën Petersburgut, ndërsa stadiumi gjigant “Allianz Arena” në Munich do të jetë pritëse e finales të edicionit 2021/22, ndërsa “Wembley” do […]
UEFA ka vendosur për vendet se ku do të luhen finalet e Ligës së Kampionëve në vitin 2021, 2022 dhe 2023, shkruan Periskopi.
Finalja e sezonit 2020/21 do të luhet në “Gazprom Arena” të Shën Petersburgut, ndërsa stadiumi gjigant “Allianz Arena” në Munich do të jetë pritëse e finales të edicionit 2021/22, ndërsa “Wembley” do të jetë foleja e finales 2022/23.
Gjithashtu, UEFA ka njoftuar se “Super Kupa Evropiane” e vitit 2021 do të luhet në “Windsor Park” të Belfastit.
Kurse, finalja e Ligës së Evropës në sezonin 2020/21 do të luhet në “Ramon Sanchez Pizjuan” të Sevillas. /Periskopi/












