“Ke ardhur me vendos lojën, shihemi nesër”, kërcënohet gjyqtari

Trepça ’89 nuk ka arritur ta mbaj avantazhin deri në sekondën e fundit, ku Drita arriti të barazoi 1-1, shkruan Periskopi. Por kryetari i kësaj skuadre, Abedin Zeka është futur në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave në FFK. Deri te kjo ka ardhur pasi numri një i 89-shit, ka kërcënuar gjyqtarin kryesor të kësaj […]
Trepça ’89 nuk ka arritur ta mbaj avantazhin deri në sekondën e fundit, ku Drita arriti të barazoi 1-1, shkruan Periskopi.
Por kryetari i kësaj skuadre, Abedin Zeka është futur në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave në FFK.
Deri te kjo ka ardhur pasi numri një i 89-shit, ka kërcënuar gjyqtarin kryesor të kësaj sfide, Genc Nuza.
Këtë gjë e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kosovës, që e ka futur në procedurë disiplinore Abedin Zekën.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Procedurë disiplinore ndaj: Kryetarit të KF “Trepça ‘89”, Abedin Zeka
Për shkak se pas përfundimit të pjesës së parë, në korridorin e lokaleve zyrtare, i drejtohet referit kryesor të ndeshjes Genc Nuza, me këto fjalë: ”Ke ardhur me vendos lojën para se me përfundu, shihemi nesër”, në ndeshjen Drita – Trepça ‘89.
Mbetet të shihet se a do të dënohet kryetari i Trepçës ’89 pas këtij kërcënimi ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes.












