Juventusi pa probleme kundër Spal, rrëmben primatin në Serie A

Juventusi ka regjistruar një fitore komode, 2-0, si nikoqir i Spalit, të shtunën në mesditë. Miralem Pjanic fillimisht kaloi biankonerët në epërsi në minutën e 45-të, duke shfrytëzuar për mrekulli asistimin e Sami Khediras, raporton Periskopi. E golin e dytë e shënoi superylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi me kokë pas krosimit në zonë […]
Juventusi ka regjistruar një fitore komode, 2-0, si nikoqir i Spalit, të shtunën në mesditë.
Miralem Pjanic fillimisht kaloi biankonerët në epërsi në minutën e 45-të, duke shfrytëzuar për mrekulli asistimin e Sami Khediras, raporton Periskopi.
E golin e dytë e shënoi superylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi me kokë pas krosimit në zonë nga Paulo Dybala nga krahu i majtë.
Pas kësaj fitoreje, Juve rrëmben primatin në Serie A me 16 pikë, një më shumë se Interi në vendin e dytë, por djelmoshat e Antonio Contes kanë një ndeshje më pak të luajtur. /Periskopi.com/












