Juventusi fitore të vështirë kundër Brescias

Juventusi ka regjistruar një fitore me rezultat të vështirë, 2-1, si mysafir i Brescias në kuadër të Serie A-së, të martën mbrëma. Nikoqirët ishin të parët që kaluan në epërsi qysh në minutën e katërt me anë të një goli nga Alfredo Donnarumma. Brescia e ruajti epërsinë deri në minutën e 40-të kur Jhon Chancellor […]
Nikoqirët ishin të parët që kaluan në epërsi qysh në minutën e katërt me anë të një goli nga Alfredo Donnarumma.
Brescia e ruajti epërsinë deri në minutën e 40-të kur Jhon Chancellor shënoi autgol për 1-1.
Fitoren Juves ia siguroi Miralem Pjanic me anë të një goli të bukur nga distanca në minutën e 63-të.
Pas kësaj fitoreje, Juventusi rrëmben priamtin në ligë me 13 pikë, një më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Brescia e Mario Balotellit pozicionohet në vendin e 11-të me gjashtë pikë. /Periskopi.com/












