Jose Mourinho ka refuzuar oferta nga tri klube, e dëshiron vetëm Real Madridin

Jose Mourinho dëshiron të rikthehet te Real Madridi. “Goal” raporton se portugezi ka refuzuar oferta nga Monaco, Schalke dhe AC Milan pasi po e pret mundësinë e dytë te Reali, raporton Periskopi. Mourinho u shkarkua nga Manchester Unitedi në dhjetorin e kaluar dhe ende është i papunë. Burime të afërta me “të veçantin” kanë thënë […]
“Goal” raporton se portugezi ka refuzuar oferta nga Monaco, Schalke dhe AC Milan pasi po e pret mundësinë e dytë te Reali, raporton Periskopi.
Mourinho u shkarkua nga Manchester Unitedi në dhjetorin e kaluar dhe ende është i papunë.

Burime të afërta me “të veçantin” kanë thënë për “Goal” se ai është shumë i interesuar në klubin mbretëror.
Natyrisht, Zinedine Zidane është aktualisht trajneri i “Los Blancos”, por është nën presion të madh pas startit të dobët të sezonit.
Që prej kur është larguar nga Unitedi, Mourinho ka refuzuar oferta nga Monaco, Lille, Wolfsburg, Schalke dhe Milan.
Ai po u kushton vëmendje tri klubeve në veçanti – PSG-së, Juventusit dhe Bayern Munichut. /Periskopi.com/












