Java e gjashtë në Superligën e Kosovës fillon me tri ndeshje të “çmendura”

Nga ora 15:00 na presin dy ndeshje interesante të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll – shkruan Periskopi. Dukagjini në Klinë e pret kampionin aktual, Feronikelin që kërkon t’i marrë pikët e plota pasi që skuadra nga Klina nuk po kalon në formë të mirë. Ndeshja tjetër zhvillohet në Gjilan, ku Drita […]
Nga ora 15:00 na presin dy ndeshje interesante të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll – shkruan Periskopi.
Dukagjini në Klinë e pret kampionin aktual, Feronikelin që kërkon t’i marrë pikët e plota pasi që skuadra nga Klina nuk po kalon në formë të mirë.
Ndeshja tjetër zhvillohet në Gjilan, ku Drita do të jetë nikoqire e ekipit mitrovicas Trepça 89’.
Ndërsa, ndeshja kryesore zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.
Prishtina do e pres Gjilanin. Kryeqytetaseve dje iu largua trajneri Bylbyl Sokoli për arsyeje shëndetësore, ndërsa vendin e tij e zuri ish-lojtari i Prishtinës, Armend Dallku. Gjilani në këtë ballafaqim futet si kryesus i ligës. /Periskopi/












