Ja me çfarë note u vlerësua Shaqiri pas paraqitjes së shkurtër në humbjen kundër Napolit

Xherdan Shaqiri u inkuadrua vetëm në minutën e 87-të në humbjen e Liverpoolit kundër Napolit me rezultat 2-0, në kuadër të fazës së grupeve në Champions League. Golat nga Dries Mertens dhe Fernando Llorente ia siguruan një fitore të madhe napolitanëve në terren të vetë, raporton Periskopi. I çuditshëm është fakti se Jurgen Klopp, përkundër […]
Xherdan Shaqiri u inkuadrua vetëm në minutën e 87-të në humbjen e Liverpoolit kundër Napolit me rezultat 2-0, në kuadër të fazës së grupeve në Champions League.
Golat nga Dries Mertens dhe Fernando Llorente ia siguruan një fitore të madhe napolitanëve në terren të vetë, raporton Periskopi.
I çuditshëm është fakti se Jurgen Klopp, përkundër që ishte duke u mposhtur në 10 minutat e fundit, reagoi me vetëm një zëvendësim.
Pasi e kishte kompletuar një në minutën e 66-të duke e futuru Gini ëijnaldumin në vend të James Milnerit, tekniku gjerman i dha mundësi Shaqirit për tre minuta, me kosovarin që u fut në vend të Jordan Hendersonit.
E Shaqa, për aq pak minuta sa luajti, është vlerësuar me notën 5.9 nga “Whoscored”.
Sadio Mane (7.4) pati notën më të lartë te “Të Kuqtë”.
Portieri i Napolit, Alex Meret ishte më i vlerësuar duke marrë notën 7.6. /Periskopi.com/













