Interista gëzohuni, Conte synon vetëm titullin

Interi arriti të shënoj fitore të madhe në derbin lokal kundër Milanit me rezultat të pastër 2-0 – shkruan Periskopi. Pas ndeshjes, trajneri “zikaltër” ka folur për mediat duke i lavdëruar futbollistët e tij për paraqitjen e mbrëmshme. “Unë mendoj se kemi bërë një paraqitje të shkëlqyer nga të gjitha pikëpamjet. Nuk më pëlqen të […]
Interi arriti të shënoj fitore të madhe në derbin lokal kundër Milanit me rezultat të pastër 2-0 – shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes, trajneri “zikaltër” ka folur për mediat duke i lavdëruar futbollistët e tij për paraqitjen e mbrëmshme.
“Unë mendoj se kemi bërë një paraqitje të shkëlqyer nga të gjitha pikëpamjet. Nuk më pëlqen të flas për individë, i gjithë ekipi luajti mirë”, tha Conte për mediat.
Trajneri italian gjithashtu ka folur edhe për ecurinë e Interit viteve të kaluara.
“Mos të harrojmë, kanë kaluar dy vjet kur Interi ishte duke kryesuar ligën në dhjetor dhe më pas u kualifikua vetëm në ndeshjen e fundit për në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Lazion. Tani duhet të vazhdojmë të punojmë me kokën ulur dhe të vazhdojmë me këtë formë. Kemi një grup djemsh që luajnë me ambicien për të fituar trofe”, ishin fjalët e italianit.
Pas katër xhirove, Inter ka mbledhur 12 pikë, duke e kryesuar ligën. /Periskopi/












