Interi me mbrojtjen më të fortë në Evropë

Interi është duke fascinuar me paraqitjet e tyre në këtë fillim sezoni në Seria A. Djelmoshat e Antonio Contes, janë duke shkëlqyer me paraqitjet e tyre në pesë xhirot e para në kampionat, shkruan Periskopi. Interi renditet në pozitën e parë duke i fituar të gjithë takimet. Përveç pikëve dhe lojës së mirë në anën […]
Interi është duke fascinuar me paraqitjet e tyre në këtë fillim sezoni në Seria A.
Djelmoshat e Antonio Contes, janë duke shkëlqyer me paraqitjet e tyre në pesë xhirot e para në kampionat, shkruan Periskopi.
Interi renditet në pozitën e parë duke i fituar të gjithë takimet.
Përveç pikëve dhe lojës së mirë në anën ofanzive, “zikaltërit”, po tregohen shumë efikas edhe në mbrojtje duke mos pësuar gola. Në pesë ndeshje kanë pranuar vetëm një gol.
Golin e vetëm në këtë sezon “neroazzureve” ia ka shënuar Cagliari.
Kurse, skuadra e dytë me mbrojtjen më të mirë në Evropë është skuadra spanjolle, Athletico Bilbao, të cilët kanë pranuar vetëm dy gola pas gjashtë xhirove. /Periskopi/












