Hazard e pranon: Nuk jam në formën e duhur

Sulmuesi i Realit, Eden Hazard ka pranuar që nuk është në formën e duhur. Belgu ende nuk ka shënuar golin e parë në fanellën e “Los Blancos”, ndërsa ndeshjen e kaluar kundër Atletico Madrid nuk luajti shumë mirë. Hazard tha se e di historinë e numrit 7 në fanellë dhe do të punojë shumë për […]
Belgu ende nuk ka shënuar golin e parë në fanellën e “Los Blancos”, ndërsa ndeshjen e kaluar kundër Atletico Madrid nuk luajti shumë mirë.
Hazard tha se e di historinë e numrit 7 në fanellë dhe do të punojë shumë për ta vazhduar këtë histori, transmeton KosovaPress.
“Siç kam thënë në prezantim nuk jam ndonjë galaktikë. Duhet t’iu tregoj të gjithëve se mund të bëhem një i tillë. E dimë historinë e numrit 7 në fanellë dhe do t’iu tregoj se mund të bëhem një ndër lojtarët më të mirë në botë, do të jap 100% nga vetja ime në çdo ndeshje dhe çdo trajnim. Nuk kam dyshim te vetja, stili apo teknika e lojës sime. Kur të kam të gjithë besimin do të jetë me e lehtë”, deklaroi ai.












