Gol e karton i kuq në debutim për Sanchezin, Interi vazhdon me startin perfekt

Interi ka vazhduar me startin perfekt në Serie A, duke regjistruar edhe fitoren e gjashtë nga po aq ndeshje në përballjen e sontme kundër Sampdorias. “Nerazzurrët” triumfuan me rezultat 3-1, në një natë ku gjithë vëmendjen e mori Alexis Sanchez, i cili debutoi nga minuta e parë, raporton Periskopi. Sulmuesi kilian shënoi golin e dytë […]

“Nerazzurrët” triumfuan me rezultat 3-1, në një natë ku gjithë vëmendjen e mori Alexis Sanchez, i cili debutoi nga minuta e parë, raporton Periskopi.

Sulmuesi kilian shënoi golin e dytë për djelmoshat e Antonio Contes në minutën e 22-të, pasi Sensi ia kishte dhuruar epërsinë Interit vetëm dy minuta më parë.

Mirëpo, me të filluar pjesa e dytë, Sanchez – i cili veç kishte një karton të verdhë nga pjesa e parë – u ndëshkua me të dytin për t’u përjashtuar pas një simulimi në tentativë për të nxjerr penallti.

E këtë u munduan ta shfrytëzojnë vendësit, të cilët ngushtuan epërsinë në minutën e 55-të me anë të Janktos.

Fitoren Interit ia vulosi Gagliardini i cili realizoi në minutën e 61-të për 3-1.

Pas kësaj fitoreje, skuadra nga Milano mbetet lidere e padiskutueshme me 18 pikë, dy më shumë se Juventusi. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova