Gjak, grushte e shkelma: Çfarë nuk u pa gjatë përplasjes së fitozerive në “Selman Stërmasi”

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në prag të sfidës mes Tiranës dhe Partizanit. Tifozeritë e të dyja skuadrave janë përplasur me njëra-tjetrën në pjesën pas porte, 60 minuta pa nisur takimi në “Selman Stërmasi”. Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të shmangur sadopak këtë përplasje aspak normale. Pas përplasjes mes tifozëve, në […]
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në prag të sfidës mes Tiranës dhe Partizanit.
Tifozeritë e të dyja skuadrave janë përplasur me njëra-tjetrën në pjesën pas porte, 60 minuta pa nisur takimi në “Selman Stërmasi”.
Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të shmangur sadopak këtë përplasje aspak normale.

Pas përplasjes mes tifozëve, në stadium kanë mbërritur edhe forcat e rendit të cilët kanë marrë situatën në kontroll.
Mësohet se arsyeja e këtij sherri masiv është, fonia e stadiumit, e cila është vendosur pranë tribunës ku qëndron tifozeria e Partrizanit.
Kjo gjë ka irituar ata që kanë zbritur dhe kanë dashur ta heqin. Tifozët e Tiranës janë futur gjithashtu, dhe kaq është dashur të plasi me tifozerive.















