Gerrard i neveritur me Grezdën pasi pështyu kundërshtarin: Ai kurrë më nuk do ta veshë fanellën e klubit

Steven Gerrard i ka thënë yllit kosovar, Eros Grezda, se ai kurrë nuk do ta veshë më fanellën e Rangersit pasi pështyu një kundërshtar gjatë një ndeshje. Legjenda angleze raportohet se ka mbetur i neveritur nga veprimi i reprezentuesit shqiptar, raporton Periskopi. Grezda u aktivizua për skuadrën e rezervave në fitoren 1-0 kundër Ballymena, me […]
Legjenda angleze raportohet se ka mbetur i neveritur nga veprimi i reprezentuesit shqiptar, raporton Periskopi.
Grezda u aktivizua për skuadrën e rezervave në fitoren 1-0 kundër Ballymena, me kosovarin që në një moment pështyu mbrojtësin, Andrew Burns.
Pas këtij veprimi, ai menjëherë u zëvendësua dhe më nuk do të lejohet të luajë as me rezervat e klubit.
Në lidhje me këtë situat, Gerrard u shpreh: “Grezdës i është thënë direkt si qëndron puna.
“Është këshilluar që të gjejë një sfidë të re për veten e tij.
“Ne jemi munduar të tregojmë respekt duke i dhënë minutazh për ta mbajtur të përgatitur fizikisht.
“Mirëpo, nëse sillesh ashtu, nuk do të luash për klubin në asnjë nivel. Askush që sillet kështu nuk mund ta veshë fanellën e Rangersit.” /Periskopi.com/












