Gati për t’u bllokuar serveri, kjo është ora kur dalin në shitje biletat për ndeshjen ndaj Gjibraltarit

Me 10 tetor në ora 20:00, ne stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do të jetë nikoqire e Gjibraltarit në ndeshjen miqësore – shkruan Periskopi. Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar për orën e saktë se kur do të dalin biletat në shitje për këtë ndeshje. Sipas, FFK-së, biletat do të dalin në […]
Me 10 tetor në ora 20:00, ne stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do të jetë nikoqire e Gjibraltarit në ndeshjen miqësore – shkruan Periskopi.
Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar për orën e saktë se kur do të dalin biletat në shitje për këtë ndeshje.
Sipas, FFK-së, biletat do të dalin në shitje sot në orën 17:00, dhe do të jetë përmes sistemit online.
Ndeshja miqësore ndaj Gjibraltarit zhvillohet katër dite para ndeshjes me Malin e Zi në kuadër të “Euro 2020”. /Periskopi/












