Gabime elementare aritmetike: Ideologu i VV-së thotë se LDK-ja është e vjetër 47 mijë e 381 vjet

Një ndër njerëzit kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me moshën e kandidatëve për deputetë. Z.Zaimi ka bërë një veprim tepër qesharak duke mbledhur, shumëzuar e zbritur moshën e 550 kandidatëve për deputetë për të nxjerrë mesazhet politike të kërkuara. Ai thotë se […]
Z.Zaimi ka bërë një veprim tepër qesharak duke mbledhur, shumëzuar e zbritur moshën e 550 kandidatëve për deputetë për të nxjerrë mesazhet politike të kërkuara.
Ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka listën më të re, me një mesatare prej 42 vjeç.
Ndërkohë, në një postim të veçantë me LDK-në, ai thotë se mosha e kandidatëve për deputetë nga kjo parti është 47 vjeç, ose 47 mijë e 381. Në fakt, z.Zaimi ia huq keq në aritmetikë pasi që 47 mijë e 381 përpjesëtuar për 110 bën mesataren prej 43,0 vjeç dhe jo 47. Duket që z.Zaimi ka gabuar dhe në vend se të përpjesëtojë me 110 e ka bërë këtë me shifrën 100, shkruan Periskopi. Ndryshe, gabimi mund të jetë i qëllimshëm.
Mesataret e tjera, marrë parasysh gabimin e mësipërm, nuk po i shfaqim. Sidoqoftë, është e kontestueshme edhe mesatarja e Lëvizjes Vetëvendosje.
Por, nuk dihet se çka i hyn në punë një funksionari të lartë të Vetëvendosjes të merret me çështje të tilla, për më tepër, pasi që nuk mund të kryejë operacionet më elementare aritmetike. /Periskopi













