FFK i del kundër FIFA-s: S’e lejojmë Crvena Zvezdën të luajë në Kosovë

FFK i del kundër FIFA-s: S’e lejojmë Crvena Zvezdën të luajë në Kosovë

Shtëpia botërore e futbollit FIFA, i ka kërkuar Federatës së Futbollit të Kosovës që ta lejojë zhvillimin e ndeshjes së Kupës së Serbisë ndërmjet Trepçës dhe Crvna Zvezdës në territorin e Kosovës. Në letrën e dërguar FFK-së, FIFA i ka inkurajuar që për të mirën e futbollit ta heqin kërkesën pranë organeve të sigurisë së […]

Shtëpia botërore e futbollit FIFA, i ka kërkuar Federatës së Futbollit të Kosovës që ta lejojë zhvillimin e ndeshjes së Kupës së Serbisë ndërmjet Trepçës dhe Crvna Zvezdës në territorin e Kosovës.

Në letrën e dërguar FFK-së, FIFA i ka inkurajuar që për të mirën e futbollit ta heqin kërkesën pranë organeve të sigurisë së Kosovës dhe të lejojnë që kjo ndeshje të zhvillohet më 5 tetor në Mitrovicë të Veriut.

Tutje, në letër thuhet se kjo ndeshje nuk do ta cenojë autoritetin e Federatës në territorin e tij.

Por, i pari i shtëpisë së futbollit të Kosovës, Agim Ademi, të enjten, për Sportin në KTV, ka thënë se vendimi për moslejimin e ndeshjeve në Kosovë, nuk do të ndryshojë.

Ai ka shtuar se kërkesat për ndonjë ndeshje miqësore humanitare mund të lejohet, por jo edhe ndeshje të organizuara nga Federata e Futbollit e Serbisë, meqë nuk është praktikë në asnjë vend tjetër të botës.

Në fakt, ai ka reaguar edhe në të kaluarën në UEFA e FIFA për ndalimin e ndeshjeve ilegale që zhvillohen në Kosovë, e në veçanti në pjesën veriore të Mitrovicës. Megjithatë, asnjëherë nuk ka pasur reagim nga dy institucionet më të larta të futbollit ndërkombëtar.

Crvna Zvezda ka luajtur viteve të shkuara në Kosovë, konkretisht në fushën e futbollit në Graçanicë, kundër ekipit të asaj komune, ndeshje e cila ka qenë e karakterit humanitar, por që nuk kanë munguar edhe mesazhet politike.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova