Feronikeli poshtëron Ferizajn në ‘Rexhep Rexhepi’

Feronikeli e ka demoluar Ferizajn në “Rexhep Rexhepi” me rezultat 5-0, në ndeshjen e cila u luajt në kuadër të javës së shtatë në Superligën e Kosovës. “Nikli” fillimisht kaloi në epërsi në minutën e 8-të me anë të një golit nga Kastriot Rexha, i cili shfrytëzoi për mrekulli krosimin e Yll Hoxhës për të […]
“Nikli” fillimisht kaloi në epërsi në minutën e 8-të me anë të një golit nga Kastriot Rexha, i cili shfrytëzoi për mrekulli krosimin e Yll Hoxhës për të shënuar golin e parë, raporton Periskopi.
Vetëm katër minuta më vonë, i njejti lojtar ndëshkoi përsëri Ferizajn duke shënuar për 2-0.
Gjërat u përkeqësuan për mysafirët kur në minutën e 22-të, Dardan Jashari u përjashtua me karton të kuq.
Mendurim Hoti pastaj trefishoi në minutën e 39-të, me Haxhi Neziraj që shënoi për 4-0 në minutën e 54-t.
Neziraj shënoi edhe golin e pestë dhe të fundit për “Niklin” në minutën e 64-t.
Pas kësaj fitoreje, skuadra nga Drenasi kryeson në tabelë me 15 pikë nga shtatë ndeshje, ndërsa Ferizaj është e dhjeta me gjashtë pikë. /Periskopi.com/












