Fenerbahce s’ka t’gjallë pa Muriqin: Krucial përsëri në fitore, asiston e shënon për t’ia siguruar tri pikë skuadrës

Vedat Muriqi ka vazhduar me formën brilante të tij në Superligën Turke me Fenerbahcen. Lojtari më në formë aktualisht i Kombëtares kosovare ishte absolutisht brilant në triumfin e sontëm të Fenerit me rezultat 2-1 kundër Ankagucus, raporton Periskopi. Atëherë kur më së shumti iu desh skuadrës, sulmuesi shtatlartë mori përgjegjësinë dhe shpëtoi nga disfata gjigantin […]
Lojtari më në formë aktualisht i Kombëtares kosovare ishte absolutisht brilant në triumfin e sontëm të Fenerit me rezultat 2-1 kundër Ankagucus, raporton Periskopi.
Atëherë kur më së shumti iu desh skuadrës, sulmuesi shtatlartë mori përgjegjësinë dhe shpëtoi nga disfata gjigantin turk.
Fillimisht Ankaragucu kishte kaluar në epërsi me një gol nga Dever Orgill në minutën e 16-të, me mysafirët që e mbajtën këtë avantazh për vetëm katër minuta.
Sulmuesi 25-vjeçar nga Prizreni, pas një këndoreje, pati kontakt me topin në zonë duke asistuar për Mathias Jorgensenin i cili barazoi për 1-1.
E derisa dukej se ndeshje po shkonte drejt barazimit, Muriqi doli në skenë përsëri, kësaj radhe me një gol, duke shfrytëzuar për mrekulli asistimin e Max Kruses nga krahu i majtë.
GOOOOOOLLLLL VEDAT MURIQI pic.twitter.com/SUmJrSqsjC
— Fener Video (@FenerVidyo) September 21, 2019
Ish-ylli i Lirisë dërgoi në ekstazë të pranishmit, derisa në fund goli i tij doli të jetë krucial për vendësit në sigurimin e tri pikëve.
Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Fenerbahce grumbullon 10 pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë në tabelë, me dy pikë më pak se Alanyaspor, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak të luajtur. /Periskopi.com/












