‘Emery meriton shkarkimin vetëm që e emëroi Xhakën kapiten’ – reagime brutale nga fansat

Granit Xhaka sot mori lajmin e madh pasi u emërua kapiten i përhershëm i Arsenalit. Unai Emery raportohet se detyroi lojtarët të votojnë për kapitenin e ardhshëm, me Xhakën që u shpall sot fituesi i shiritit, raporton Periskopi. Sidoqoftë, kjo nuk u ka pëlqyer aspak disa fansave të “Topçinjëve” të cilët kanë reaguar me disa […]
Unai Emery raportohet se detyroi lojtarët të votojnë për kapitenin e ardhshëm, me Xhakën që u shpall sot fituesi i shiritit, raporton Periskopi.
Sidoqoftë, kjo nuk u ka pëlqyer aspak disa fansave të “Topçinjëve” të cilët kanë reaguar me disa komente brutale.
“Ai mund të jetë i mirë brenda dhomës së zhveshjes, por nuk është i tillë në fushë”, thotë njëri nga postimet.
“Xhaka emërohet kapiten. Çfarë po mendon Unay Emery?”, theksohet në një postim tjetër.
“Emery e meriton të shkarkohet vetëm që e caktoi kapiten Granit Xhakën.” /Periskopi.com/


















