E rrallë: Ish-ylli i Milanit kërkon përmes Twitterit nga Man United t’i bëjë ofertë

Manchester United nuk e ka pasur startin më të mirë për edicionin 2019/20. Dy fitore, dy barazime dhe dy humbje në gjashtë ndeshje deri tani nuk është asgjë tjetër pos mediokre, raporton Periskopi. “Djajve” madje iu deshën penalltitë të mposhte skuadrën nga Liga e Tretë angleze, Rochdale në mesjavë në kuadër të Carabao Cup. Sikur […]
Dy fitore, dy barazime dhe dy humbje në gjashtë ndeshje deri tani nuk është asgjë tjetër pos mediokre, raporton Periskopi.
“Djajve” madje iu deshën penalltitë të mposhte skuadrën nga Liga e Tretë angleze, Rochdale në mesjavë në kuadër të Carabao Cup.
Sikur kjo të mos mjaftonte, skuadra po përballet edhe me lëndime të shumta para ndeshjes me Arsenalin, të hënën.

“Djajtë e Kuq” do të jenë pa Paul Pogban, Anthony Martialin dhe Marcus Rashfordin.
United është aq keq sa që lojtarët e lirë po ofrohen për të ndihmuar – literalisht.
Legjenda japoneze, 33-vjeçare, Keisuke Honda ka shfrytëzuar Tëitterin për të shikuar nëse klubi është i interesuar t’i ofrojë atij një kontratë.
“Më bëni një ofertë. Nuk më duhen paratë, por kam nevoj të luaj për skuadër dhe bashkëlojtar të mëdhenj,” shkroi ai.
Skuadër dhe bashkëlojtarë të mëdhenj? Duket se Honda e ka gabuar klubin. /Periskopi.com/












