E papritur: Gattuso po rikthehet tek Milan?

Stoli i Milan është kthyer në një temë kryesore tek mediet italiane, pas rezultateve të dobëta të ‘Rosoneri’. Marco Giampaolo ka dështuar që të rikthejë formën e Milan, së paku në xhirot e para, duke dështuar të shënojë rezultate pozitive. Dy humbje radhazi, një nga Inter në derbin lokal dhe ajo e mbrëmshmja nga Torino, […]
Stoli i Milan është kthyer në një temë kryesore tek mediet italiane, pas rezultateve të dobëta të ‘Rosoneri’.
Marco Giampaolo ka dështuar që të rikthejë formën e Milan, së paku në xhirot e para, duke dështuar të shënojë rezultate pozitive.
Dy humbje radhazi, një nga Inter në derbin lokal dhe ajo e mbrëmshmja nga Torino, kanë bërë që pozita e Giampaolo të vihet në pikëpyetje, së paku nga mediet.
Raportimet e fundit të ‘Corriere dello Sport’ thonë se Milan po konsdierojnë opsionin që t’i japin Gennaro Gattusos një shans të dytë me skuadrën, transmeton lajmi.net.
Gattuso ka mbetur pa punë që kur u shkarkua nga posti i trajnerit të Milan, në fund të sezonit të kaluar.
Italiani dështonte të kualifikonte Milanin në Ligën e Kampionëve, duke përfunduar në pozitën 5/6.












