Drita siguron barazim dramatik, Feronikeli i fortë për Dukagjinin

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para e IPKO Superligës së Kosovës që kanë nisur prej orës 15:00.Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli ka fituar ndaj skuadrës Dukagjinit me rezultat 0:2. Golat e fitores i shënuan dy sulmuesit, Kastrito Rexha dhe Mevlan Zeka., ndërsa ndeshja tjetër ishte në mes të Dritës dhe Trepçës 89′ që përfundoi me […]
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para e IPKO Superligës së Kosovës që kanë nisur prej orës 15:00.Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli ka fituar ndaj skuadrës Dukagjinit me rezultat 0:2.
Golat e fitores i shënuan dy sulmuesit, Kastrito Rexha dhe Mevlan Zeka., ndërsa ndeshja tjetër ishte në mes të Dritës dhe Trepçës 89′ që përfundoi me baras me rezultat 1:1.
Skuadra e Shpëtim Idrizit kaloi e para në epërsi me golin e Arb Manaj, por në aksionin e fundit të ndeshjes Drita barazoi rezultatin. Golin e barazimit e shënoi sulmuesi brazilian Gilberto Fortuanto për rezultatin 1:1.
Ndeshja tjetër që do të zhvillohet sot është ajo në mes të Prishtinës dhe Gjilanit, në stadiumin mitik “Fadil Vokrri” me fillim të orës 20:00. /Periskopi.com/












