“Derby della Madonnina”, statistika dhe fakte interesante

“Derby della Madonnina”, statistika dhe fakte interesante

Sonte zhvillohet derbi mes Milanit dhe Interit. Më poshtë mund ti lexoni disa fakte dhe statistika interesante në historinë e këtij derbi: Edhe pse janë të ndara nga një rivalitet i fortë, ka ndodhur plot 22 herë gjatë shekullit XX që Interi dhe Milani kanë zbritur në fushë me një fanellë të vetme, për të […]

Më poshtë mund ti lexoni disa fakte dhe statistika interesante në historinë e këtij derbi:

Edhe pse janë të ndara nga një rivalitet i fortë, ka ndodhur plot 22 herë gjatë shekullit XX që Interi dhe Milani kanë zbritur në fushë me një fanellë të vetme, për të zhvilluar ndeshje miqësore! Hera e parë ka ndodhur në 20 shtator 1926!

Ndeshja me më shumë gola e zhvilluar mes Inter dhe Milanit është ajo e 6 nëntorit 1949. Plot 11 gola të realizuar, me fitoren e Interit 6-5.

Shumë pak e dinë që notat e famshme u shpikën pikërisht nga dy gazetarë që shkruanin për derbin Milanos dhe punonin një revistë “Milaninter” dhe që ndahej në “San Siro” përpara ndeshjeve!

Donin që të vlerësonin futbollistët si në shkollë dhe e bënë këtë për shumë vite. Më pas, notat u bënë trend për cdo ndeshje tjetër.

Ndeshja e parë zyrtare mes Milanit dhe Interit u luajt në kampionatin e vitit 1909, më saktësisht më 10 janar, kur në “Camp Milan” të Porta Monfortes kuqezinjtë fituan 3-2 falë golave të shënuar nga Trere II, Lana dhe Laich, ndërsa zikaltërit u përgjigjën me Gama dhe Schuler.

Por, ndeshja e parë e historisë (jo zyrtare) u zhvillua jashtë Italisë, në Lokarno të Zvicrës. Shumë pak informacione ka për atë përballje, por dihet data (18 tetor 1908). U fitua nga Milani 1-0 (Pierino Laria) dhe u luajt me dy pjesë nga 25 minuta.

Kurioz është fakti se skuadrat udhëtuan të dyja në një tren dhe ndanë edhe ushqimet, përveç se luajtën me letra për të shtyrë kohën! U zhvillua në fushën e “Gas” dhe bileta kushtoi 20 cent dhe ishte koha kur ende në Itali kishte vetëm 226 makina dhe nuk duhej patenta!

Goli më i shpejtë i Interit: Sandro Mazzola (13 sekonda, 24 shkurt 1963)

Goli më i shpejtë i Milanit: Pato (43 sekonda, 2 prill 2011)

Goli më i vonë i Interit: Adriano (90’+3, 11 dhjetor 2005)

Goli më i vonë i Milanit: Zapata (90+7′, 15 prill 2017)

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova