Derbi i zjarrtë i Anamoravës i takon Dritës

Superndeshja e javës së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll mes Gjilanit dhe Dritës i ka takuar kësaj të fundit. Rrjetat qëndruan të heshtura deri në minutën e 30-të, kur Drita kaloi në epërsi me anë të një goli nga Ardian Cuculi, i cili shfrytëzoi për mrekulli krosimin e Xhevdet Shabanit në zonë, raporton […]
Superndeshja e javës së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll mes Gjilanit dhe Dritës i ka takuar kësaj të fundit.
Rrjetat qëndruan të heshtura deri në minutën e 30-të, kur Drita kaloi në epërsi me anë të një goli nga Ardian Cuculi, i cili shfrytëzoi për mrekulli krosimin e Xhevdet Shabanit në zonë, raporton Periskopi.
Në vazhdim, gola nuk pati por ndodhën disa incidente të tjera në fushë.
Në minutën e 72-të, “Skifterat” filluan të hedhnin gjësende të forta në fushë, qartazi të pakënaqur me referimin e Besfort Kasumit.
Gjashtë minuta më vonë realizatori i golit të vetëm, Cuculi, u desh të largohej nga fusha me lese pasi pësoi një lëndim.
Pas kësaj fitoreje, Drita grumbullon 14 pikë, aq sa ka edhe Llapi e Ballkani.
Në anën tjetër, Gjilani mbetet në kuotën e 12 pikëve. /Periskopi.com/












